TIRANË– I ftuar në emisionin “Soiree”, mbrëmjen e djeshme Ermal Mamaqi ka rrëfyer ndër të tjera se pse zgjodhi si aktore kryesore në film, Arjola Demirin. Aktori ka treguar se prezantimi i parë me aktoren ka qenë disi zhgënjyes, për shkak të paraqitjes së saj. Por, sipas tij, në audicione has vajza që vijnë të veshura si ‘nuse’, ndërkohe që Arjola ishte ndryshe.
“Arjola i përmbushte të gjitha kushtet për të pasur këtë karakter, ishte e bukur. Është aktore dhe mbi të gjitha flen tropojanisht. Kur ndodhin adicionet, i bëj me shumë njerëz, dhe kur vijnë këto vajzat për të bërë audicione, vijnë në një mënyrë, që ti thu, janë duke u fut në krevat apo në audicion, vijnë si nuse. Vjen Ariola pa pikë grimi në fytyrë, me ca shapka, ordinere komplet. Unë po prisja….se më kishin thënë që është e bukur,”– u shpreh Ermal Mamaqi.
Mbrëmjen e djeshme, në Pallatin e Koncerteve u shfaq për herë të parë premiera e shumëpritur e filmit “I Love Tropoja”. Ky është filmi i dytë i Ermal Mamaqit, i realizuar shumë shpejt pas filmit të tij të parë “Dy gisht mjaltë”, që pati një sukses të padiskutueshëm.