Vjehrri rreh dy nuset në Pogradec, përfundojnë të gjithë në polici

Vjehrri rreh dy nuset në Pogradec, përfundojnë të gjithë në polici

444
0

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar babain e tij me iniciale M.M, 64 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas në Pogradec.

 

Nga ana tjetër, 64-vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy nuseve të djemve të tij. Sipas njoftimit të policisë, ndaj dy nuseve M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe është lëshuar urdhër mbrojtje.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

 

Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.

 

Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.