Lajme

Vizita ‘blic’ e Ramës në Greqi, zbulohet misteri pse shkoi

By vizional

August 24, 2019

Kryeministri Edi Rama ka bërë të enjten një vizitë blic në Trikalla, në Greqi. Ai ka ngrënë drekë dhe ka pirë kafe i vetëm në një nga restorantet e njohur të qytetit, sipas mediave greke.

Por, cila të ketë qënë arsyeja e vizitës private, ku Rama shfaqet në shoqërinë e truprojave?

Media greke zbulon vizitën sekret të Ramës në Greqi/ Shoqërohet nga Erion Veliaj

Historianit Arben Llalla, që ka ngritur pyetjen “Por përse ishte Rama në Trikalla?”, po vetë ka dhënë dhe një mendim:  Ishte për të marë pjesë si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke në meshën e një murgu në një Monastirë.

 

Ka shumë mundësi që Edi Rama në Trikalla të ketë marë pjesë në meshën e Madhe për Shën Maria, dita e 9 e Virgjëreshës Maria.

Çështja është pse ai e mban të fshehtë, sepse mirë bëri që mori pjesë në këtë meshë e cila u zhvillua nga ora 9.00 -12.00. Tek e fundit Edi Rama i përketë besim ortodoks dhe është Legjion Mbrojtës i Ortodoksisë Greke. Hajde Rama përgështroje nëse ta mban…”, e sfidon në fund Llalla.