Viti i NATO-s në Kosovë, Rama: Le ta kulmojmë me ditën e...

Viti i NATO-s në Kosovë, Rama: Le ta kulmojmë me ditën e kufirit “Shengen”

380
0

Shpallja e vitit 2019- si vitit i NATO-s në Kosovë është përshëndetur nga Kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama e ka cilësuar idenë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi si një ide mjaft e mirë, e cila përkon edhe me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thaçit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, thotë Kryeministri. Ditën e sotme Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli 2019-ën, Vit të NATO-s, datë e cila përkon me 20 vjetorin e ndërhyrjes së kësaj organizate në Kosovë, duke i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës.