Visar Zhiti: Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, le të...

Visar Zhiti: Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, le të hapen dosjet

450
0

Shkrimtari Visar Zhiti, i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin e lajmeve në Ora News ka dhënë një intervistë në lidhje me librin e tij më të ri, i cili është botuar edhe në rumanisht.

 

Pas një kohe shkëputje  nga intervistat, Zhiti është pyetur ndër të tjera dhe për situatën e diskutuar së fundmi në lidhje me hapjen e dosjeve të sistemit komunist.

 

Shkrimtari është shprehur se nuk ka punuar kurrë  në një ofiçinë-burgu dhe dosjet duhet të hapen për t’u bërë publikë emrat e sistemit komunist.

 

‘Ai (ish drejtori i burgut të Qafë-Barit) bashkë me të tjerët që nuk shfaqin pendesë, edhe tani që nuk janë më policë dhe as un nuk jam më i burgosur politik, me paturpësinë më të madhe vërsulen përbindshëm drejtuar ne të burgosurve politik.Në letrën e tij të hapur vihet re një krenari boshe, shifje, kapota të varura bosh, helmeta dhe çizme kuestori. Ky njeri ( ish drejtori i burgut të Qafë-Barit) e shikon kalimin tim nga burgu i Spacit në Qafë-Bar si të dërguar me mision. Në atë letrën e tij të famshëm, ky njeri thotë që kam punuar në një ofiçinë burgu, kur faktikisht unë s’kam punuar fare atje dhe skam qenë asnjë sekondë bashkëpunëtor i tij. Në librin tim shkruaj që në vitin 1989 kam refuzuar të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit, por mesa duket këtyre i ka hypur një nostalgji për telat me gjemba. Ka munguar hapja e dosjeve, po jetojmë në një demokraci të drejtuar nga ata që na kanë persekutuar në kohën e regjimit. Mungon e drejta, e vërteta dhe ndëshkimi të paktën moral. Ne duhet të kemi kultin e së vërtetës. Qëllimi i veprës sime së quajtur Burgologji, është që të merresha me dukuritë, e keqja është bërë me njerëz, me emra, domosdoshmërisht një ditë emrat do dalin. Është krijuar një gjendje e tillë që ka munguar hapja e dosjes, e së vërtetës. Diçka është bërë, diçka është thënë. Mungon e vërteta, e edukatës njerëzore. Duheshin bërë publikë emrat e sistemit komunist. Diçka është bërë, edhe unë e kam marrë dosjen time. Në qoftë se ai që thotë këtë dhe gjendet në atë dokumentacion atëherë çështja duhet të zgjidhet, në qoftë se jo të ndëkohet’, tha Zhiti.