Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Majvlen për njerëzit që kanë Diellinnë Virgjëreshë, Hënënnë shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendentennë shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Virgjëreshës, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Shenja e Virgjëreshës është duke lexuar shumëëë libra këtë muaj. Nëse nuk keni lexuar asnjë libër, keni marrë shumë informacion i cili ndikon në perceptimin tuaj mbi realitetin. Do mund të thoja që edhe keni udhëtuar dhe duhet të jetë e vërtetë për disa prej jush sepse ata prej jush që jetojnë në zona të pakufizuara për lëvizje, e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të lëvizur dhe medituar ose reflektuar. Kjo është një periudhë gjatë të cilës mund të keni dalë në konkluzione të reja. Në përgjithësi doni që të jeni më profesionalë dhe të përfshiheni në më shumë gjëra që ju ndihmojnë që të arrini qëllimet tuaja. Edhe pse është periudhë e ndryshme nga ajo çfarë jemi mësuar, mund të gjeni mundësi profesionale për të shfrytëzuar. Edhe nëse nuk është profesionale, është të paktën një mundësi pune e cila do ju motivojë. Jeni një nga shenjat më optimiste për këtë muaj. Mund të flisni me njerëz shumë të informuar ose që janë më të rritur se ju e prej të cilëve mund të mësoni gjëra të reja.
Më datë 3 Maj Afërdita e cila tani ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin i cili ndodhet në shenjën e Peshqëve. Mund ta ndjeni pak të vështirë që të ndjeheni mirë në komunikimun tuaj me disa njerëz. Ndoshta iniciativa juaj për të folur me dikë, për të ndihmuar, bashkëpunuar ose diçka e ngjashme, nuk do marrë formën që keni menduar. Përpiquni të tregoheni të duruar e të mos e lini veten të prekeni nëse zhgënjeheni disi nga komunikimi me dikë.
Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Diçka me të cilën keni qënë shumë të zënë e që ju ka ngarkuar shumë, do finalizohet. Gjithsesi mund të gjeni energjinë për të bërë shumë gjëra sepse mendja nuk do pushojë. Do keni shumë energji mendore dhe nëse gjithashtu jeni emocionalë, mund të bëheni pak të vështirë për tu duruar prej të tjerëve sepse do doni të flisni shumë por pa ndjerë shumë objektivitet. Nëse humbni objektivitetin, mund të prekeni kollaj nga fjalët e dikujt edhe kur ai person nuk ka asnjë qëllim të keq me atë që thotë. Do flisni me shumë njerëz dhe do doni që të lëvizni diku afër sa për tu karikuar pak emocionalisht. Mund të doni të flisni më shumë mbi diçka që ju ka lënduar në të shkuarën, dhe nëse e diskutoni këtë gjë fiks me personin që ju ka prekur, pa menduar për egon por për atë që do ju bënte më mirë që është të rrëfeni eksperiencën tuaj, kjo do ju bënte shumë mirë emocionalisht. Do e keni më të lehtë që të menaxhoni dhe ndjenja të tjera. Nga ana tjetër, rrezikoni që të flisni në mënyrë të tepërt. Përpiquni që të mos injoroni atë çfarë ju thuhet. Mund të ndjeheni shumë kuriozë por mos kërkoni informacion për diçka që nuk ju përket. Ju këshillohet të shkruani ndjenjat tuaja në një ditar ose diçka e ngjashme. Kjo do jetë më produktive se sa t’i thoni dikujt çdo gjë që ju vjen në mendje. Më mirë shkruani dhe lexojeni më vonë kur të jeni më të qetë sepse Hëna në Akrep është goxha intensive.
Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen që do zgjasë deri më 29 shtator. Fillimisht do dalloni ndryshime në mënyrën se si kujdeseni për veten, shëndetin. Mund të rregulloni disa punë që nuk janë bërë aq mirë sa do donit madje mund të merreni edhe me punë të të tjerëve apo të ofroni shërbimin tuaj njerëzve të tjerë. Pastaj nga data 1 korrik e tutje, do jetë një periudhë gjatë të cilës rregullimet do i ndjeni në jetën tuaj dashurore dhe në kreativitetin tuaj. Do bëheni më të ndërgjegjshëm mbi atë çfarë nuk ka funksionuar siç kishit planifikuar në aspektin romantik dhe kreativ (për ata prej jush që ndjehen kështu) dhe mund të rregulloni dhe kuptoni shumë gjëra deri në fund të shtatorit. Kjo është një periudhë gjatë të cilës do gjeni qetësi për shkak se do gjeni përgjigje.
Nga data 13 Maj deri më 25 qershor Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve. Kjo është një periudhë gjatë të cilës do bëheni më sharmantë, më miqësor dhe të gatshëm për të dhënë më shumë afeksion por këtë do e kuptojnë më mirë njerëzit që kanë kohë pa folur me ju ose njerëz të cilët i njihni prej shumë kohësh. Njerëzit e rinj apo njerëz që nuk kanë marrëdhënie shumë të afërt me ju, do ju shohin më të tërhequr. Pa dijeninë e të tjerëve, do mësoni të bëheni më të aftë në diçka që ju intereson, mund të bëheni më kopetentë. Sigurisht që nuk është periudhë e mirë për të njohur partnerë të rinj të mundshëm romantikë.
Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve dhe për këtë arsye do jetë pak më e lehtë që të tregoheni kreativë por do ketë më shumë tension në marrëdhëniet tuaja. mund të tregoheni pak agresivë apo më të vështirë se zakonisht me njerëzit afër. Përpiquni që energjinë tuaj të shtuar ta shfryni duke bërë diçka të pavarur, ndërsa në raport me njerëzit, tregohuni pak më të gatshëm për kompromis apo për të gjetur një pikë të mesme.
Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator. Dashuria dhe romanca do shikohen me më shumë humor nga ju, do ndjeheni më mirënjohës për çdo eksperiencë që ndoshta më parë e keni parë me zhgënjim apo si humbje. Nuk do ndjeheni tepër të rënduar nga përgjegjësi të caktuara gjë që do j’ua bëjë më të lehtë që t’ia kaloni mirë. Nëse keni fëmijë, marrëdhënia me fëmijët do bëhet shumë më e bukur. Nëse jeni në periudhë shtatzanie, gjithashtu do e kaloni mirë. Është periudhë e mirë për të planifikuar diçka të bukur për të bërë. Aq më shumë ta shprehni veten, aq më të këndshëm do jeni për njerëzit afër edhe nëse nuk do jenë shumë.
Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve dhe do ju pëlqejë që të flisni dhe shkruani më shumë për të marrë më shumë vëmendje. Do doni që të ndani më shumë opinione me njerëzit, qoftë live qoftë në internet. Gjatë kësaj periudhe do mësoni që të tregoheni të shpejtë kur veproni por gjithashtu të tregoheni njerzorë dhe ta falni veten kur bëni gabime. Në qoftë se krijoni një imazh të bukur për veten e për personalitetin tuaj në veten tuaj, nuk do jetë problem ta manifestoni apo ta tregoni këtë gjë edhe në sipërfaqe, dmth edhe njerëzit e tjerë nuk do e kenë të vështirë t’ju shohin siç doni të shikoheni. Për pasojë, mund të flisni dhe njihni shumë njerëz të rinj.
Qiell të Mbarë