Viktimë e një lufte pa kuptim/ Vendimi i babait që çoi në...

Viktimë e një lufte pa kuptim/ Vendimi i babait që çoi në Siri dy fëmijët dhe drama që shoqëron familjen Dumani

784
0

Nga Era Çela

 

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babain e tij nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, gati 6 vjet më parë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti terrorist ISIS. Babai i tyre Shkëlzen Dumani ishte Dibra, banonte prej vitesh në Tiranë, ai braktisi gruan në Shqipëri dhe u larguar= në Siri së bashku me dy fëmijët. E pak muaj pas arritjes në Siri, Shkëlzeni humbi jetën në luftën krah grupit militant të shtetit islamik , më 5 tetor 2014 (ditën e Bajramit). Por para kësaj ngjarje pranë tij kishte mbërritur e ëma, gjyshja e fëmijëve, Medije Dumani që sot kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në kampin Al Hol ku gjenden një grup shqiptarësh.

Çfarë rrëfejnë familjarët

Edhe pse është një histori e dëgjuar, histori e trishtë, ende mbeten të paqarta shkaqet që e çuan një prind, një baba të marrë këtë rrugë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por edhe të dy fëmijëve të tij. Familjarët e Shkëlzen Dumanit e kanë të vështirë të flasin, e vetmja gjë që ata tashmë kërkojnë prej vitesh është kthimi në Shqipëri i dy fëmijëve. Të kontaktuar në telefon nga portali “Vizion.com.al” , Agim Ndregjonaj thotë se ka qënë babai i tyre ai që është bërë shkak që mbesa dhe nipi i tij të jenë në Siri.  “Shkëlzeni, u mashtrua, e gënjeu mendja se aty do punonte dhe do merte para dhe vendosi të largohej, duke marë pa asnjë paralajmërim, dhe dy fëmijët që kishin ardhur në jetë si rezultat i martesës me motrën. U largua në Siri duke depërtuar në zonat e konfliktit, ku me vehte mori dhe nënën e tij. Ne si familje nuk jemi njoftuar fare për këtë udhëtim në Siri. E ka bërë gjithçka me kokën e vet. Motra s’ka qenë në dijeni as ne s’kemi qenë. Ka thënë që do shkoj me disa vëllezër të tjerë mysliman që do jenë pa gratë e tyre dhe kështu nuk është nevoja të vish dhe ti. Arriti dhe te noteri të marr një deklaratë që motra jep pëlqimin për të lëvizur jashtë Shqipërisë bashkangjitur me një kontratë të shitjes së shtëpisë e ka përdorur deklaratën për të kaluar në Rinas”, thotë Agim Ndregjonaj. Ndërsa qasjen ndaj ISIS , mendohet nga familjarët, se Shkëlzeni e ka fituar në Arabinë Saudite, ku sipas tij punoi si hidraulik për 2 vite. “Pas kthimit filloi predikimet fetare. Sjellja më e çuditshme filloi duke lënë mjekër duke veshur pantallona më të shkurtra por ama me motrën s’kishte sjellje problematike”, nënvizon  Ndregjonaj.

 

 

Dyshimet e vrasjes dhe indoktrinimit të Shkëlzenit

 

Neki Dumani, punon prej vitesh shofer në linjën e Peshkopisë dhe banon prej vitesh në Laprakë. Nekiu përmend një detaj që deri më tani ishte dhënë i përgjysmuar (në nëntor 2015 u tha se Daci porositi vrasjen e Dumanit, për t’i marrë 50 mijë dollarë). “Pasi Shkëlzeni mbërriti në Siri, unë fola në telefon me të. Më tha se i kishte dorëzuar atje (te menaxherët e rekrutimeve) 100 milionë lekët që mori me vete”, thekson 45-vjeçari, që shton se përveç 50 mijë USD nga shitja e shtëpisë, i vëllai kishte marrë edhe 50 milionë lekë të tjera me vete. Sipas tij, kur Shkëlzeni shkoi në Siri, ai qëndroi atje me Almirin dhe “luanin” Lavdërim Muhaxheri, pasi ishin miq të ngushtë. “Edhe kur e dërguam nënën në Siri, dy muaj pasi kishte ikur Shkëlzeni, që ta bindte të kthehej ai vetë ose të paktën të sillte fëmijët, ajo rrinte me familjarët e Dacit. E them me bindje se vëllain tim nuk ma ka vrarë Almiri. Ata shkuan atje për fenë dhe askush nuk e llogarit vlerën e parave”, e mbyll ai këtë kapitull. Përsëri mbetet e paqartë sesi ka kaluar nëpërmjet aeroportit me një shumë të madhe parash Shkelzen Dumani.

Rrëfimi mes lotësh i nënës

Është shumë e vështirë të shkëputësh pak fjalë nga nëna e dy fëmijëve të cilët babi I çoi në Siri. Mide Dumani – Nëna e dy fëmijëve, Evës dhe Endrit, bashkëshortja e të ndjerit Shkëlzen Dumani, momentalisht abanon pranë familjes së saj dhe apelon për kthimin e fëmijëve.  Fjalët e saj janë të pakta, dhe duket se kanë shteruar nga dhimbja, malli dhe pritja e gjatë për dy fëmijët e saj. Ne telefon  ajo rrëfen mes lotësh  se burri i saj mori fëmijët, më tha do iki për Mal të Zi, kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri.  Më pas nëna e dy fëmijëve deklaron se vuan prej  vjetësh. Kur Shkëlzeni u vra, vajza ishte 8 vjeç ndërsa djali vetëm 5 vjeç. Në Siri ata kanë emra arabë dhe të dy po kërkohen edhe nga Interpoli. Nëna e dy fëmijëve rrëfen mallin për fëmijët e tyre. “Po si çdo nanë që thonë, ku të rrijë fëmija të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë 5 vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk mund ta besojë”, tha Mide Dumani. Shkelzeni para se të radikalizohej kishte punuar si instalues uji në Arabinë Saudite, gruaja e tij thotë se burri filloi të radikalizohej pasi u kthye nga Arabia Saudite. Në letrën që kishte lënë, ai thoshte se po ikte për një vend jomysliman. “Kam ikur në një vend mysliman, dua që fëmijët ti shkolloj në një vend mysliman,” thuhet në letrën që ka lënë Shkelzeni.  “Është e pamundur të qetësosh Miden. Çdo mëngjes ajo zgjohet me lot në sy dhe hekuros rrobat e fëmijëve me të cilat ata shkonin në shkollë. Gjendja është rënduar me vdekjen e Shkëlzenit, pasi fëmijët tashmë janë të vetëm në një vend të përfshirë nga lufta. Ne nuk e dimë se si gdhihen e se si ngrysen fëmijët dhe kush kujdeset për ta. I lutemi me autoriteteve të vendit tonë që të na ndihmojnë në kthimin e vajzës dhe djalit” shprehen familjarët.

Mashtrimi me shtëpinë

 

Shkëlzeni  i kishte kërkuar gruas që të shisnin shtëpinë me qëllim që të blinin një shtëpi më të madhe. Duke besuar të bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj, Mide ka pranuar që të shisnin shtëpinë dhe ka firmosur dokumentet. Tek noteri, Mide ka firmosur edhe një akt noterial ku jepej pëlqimi i saj për të marrë fëmijët jashtë shtetit. Dumani shet brenda pak ditësh shtëpinë duke marrë paratë në dorë. Ai ka shfrytëzuar një sebep të familjes së bashkëshortes për t’u arratisur së bashku me fëmijët. Në fund të janarit, Mide fejonte vajzën e vëllait dhe Shkëlzeni i kishte thënë që të shkonte të rrinte tre dite pasi për fëmijët do të kujdesej ai. “Fëmijët të pengojnë të rrish e qetë tek vëllezërit. Kështu i mbaj unë, kujdesem unë për ta” mësohet t’i ketë thënë Shkëlzen Dumani gruas të tij e cila ka pranuar dhe ka shkuar tek familjarët e saj. Ajo ka kontaktuar në telefon me bashkëshortin për dy ditë dhe më pas ka humbur kontaktet. Menjëherë është nisur drejt banesës së saj ku gjeti persona të tjerë të cilët kishin blerë shtëpinë. E alarmuar gruaja ka nisur kërkimet dhe i është drejtuar policisë për ndihmë. Ajo mësoi se bashkëshorti kishte marrë fëmijët dhe shkoi në Siri. Kontaktet me të kanë qenë shumë të rralla. Mide i lutej bashkëshortit t’i kthente fëmijët në Tiranë por ai nuk e ka dëgjuar. Teksa ka pritur me muaj dhe vite të tëra që burri të kthente fëmijët, mëson se ai është vrarë. Tashmë Mide shpreson në mrekulli për të parë sërish vajzën dhe djalin e saj.

Letra prekëse e nënës

Në nëntor të vitit 2014, Mide (Hamide) Dumani (Ndregjoni) shkroi një letër që preku gjithkënd e lexoi dhe që i drejtohej kujt të kishte mundësi t’ia sillte fëmijët, nga më i thjeshti deri te krerët e shtetit. Mes rreshtave lexoheshin edhe frazat “Eva dhe Endri, janë larg prej meje prej një viti. Aty u ka ndërruar dhe emrat nga Eva në Sara dhe nga Endrit në Talha. Unë kam një vit që çdo mëngjes zgjohem pa ata. U palos dhe u hekuros rrobat sikur do të vijnë çdo mbrëmje dhe bëj gati librat e shkollës dhe çantën çdo mëngjes. Por ata nuk erdhën kurrë. Tri ditë më parë më njoftuan se babai i tyre është vrarë dhe unë nuk e di më se ku janë fëmijët e mi, ku është gjyshja e tyre, e cila me siguri po përballet me një situatë shumë më të rëndë sesa makthi ynë i pafund këtu. Unë dua që dikush të jetë në krahun tim, në krah të Evës dhe Endrit në këto momente. Unë dua që qeveria ime, e cila nuk e ndali dot çmendurinë e babait të fëmijëve të mi, të ndalë fatin e tyre tragjikë, të ndalë makthin e tyre në mes të një lufte krejt të pakuptueshme për ta. Ia kërkoj këtë me përulje Kryeministrit të vendit tim, autoriteteve të sigurisë në vend, ambasadave të vendeve mike të Shqipërisë që kanë fuqi të ndikojnë në atë territor dhe çdo shqiptari apo qytetari të botës, që e kupton makthin e një nëne, së cilës i kanë marrë fëmijët për t’i detyruar t’i nënshtrohen fatit të babait të tyre”-thuhet ne leter.

Por pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga familjarët që gjenden në Shqipëri, fëmijët rezultojnë ende të humbur sipas Interpolit dhe shteti shqiptar vazhdon të thotë prej 6 vitesh se po punohet në kthimin e sigurtë të fëmijëve në vendlindje.