Kronike

Vijon operacioni i bujshëm “Lastra”/ Tentuar të fusin në Shqipëri rreth 1 milion euro të falsifikuara, arrestohet shtetasja zvicerane (EMRI)

By vizional

February 25, 2022

Ka shkuar në 3 persona numri i të arrestuarve si pjesë e aksionit të policisë të koduar “Lastra”.

Pas arrestimit ditën e djeshme të shtetasit Z. N, sot uniformat blu i kanw vendosur prangat shtetases zvicerane Jeniffer Chollet e përfshirë në aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave.

Gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçares policia ka gjetur lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë, Jeniffer Chollet në bashkëpunim me këta dy shtetasit e arrestuar më parë, dyshohet se kanë tentuar të fusin në vendin tonë, rreth 1 milion euro të falsifikuara.

 

Policia Tiranë:

Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve.

 

Pas arrestimit të shtetasit Z. N., ditën e djeshme, vihet në pranga një tjetër shtetase e huaj e përfshirë në aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave.

 

Gjatë kontrollit në banesën e saj, Policia ka gjetur lastra dhe produkte të tjera që shërbejne për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

 

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave dhe tentativës për t’i futur ato në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases:

 

– J. Ch., 39 vjeçe, lindur në Zvicër dhe banuese në Tiranë.

 

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, janë arrestuar shtetasit J. N., 53 vjeç dhe Z. N., 45 vjeç.

 

Shtetasja J. Ch., në bashkëpunim me këta dy shtetas, dyshohet se kanë tentuar të fusin në vendin tonë, rreth 1 milion euro të falsifikuara.

 

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj shtetaseje, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.