Kronike

Vidhnin motoçikletat e sekuestruara nga Policia, bien në pranga 4 të rinjtë në Vlorë

By vizional

May 05, 2019

Nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin.

VLORË- Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se të rinjtë kishin tentuar që të vidhnin në “Triport” 3 motoçikleta që ishin të sekuestruara.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm: E.H., 31 vjeç, banues në Vlorë; V.I., 19 vjeç, banues në Vlorë; A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë; I.L., 18 vjeç, banues në Vlorë”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni i koduar “Triporti”.

Vihen në pranga 4 shtetas për kryerjen e një sërë vjedhjesh

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e autorëve, Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Triporti”.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm: E.H., 31 vjeç, banues në Vlorë; V.I., 19 vjeç, banues në Vlorë; A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë; I.L., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve.