Gjatë seancës së sotme parlamentare, që ishte e para pas zgjedhjeve për Bashkinë Dibër, ka pasur një moment tensioni mes ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka dhe deputetit të PS-së, Sadri Abazi.
Kamerat në sallë kanë kapur momentin kur, Noka ka tentuar të godasë kundërshtarin e tij politik. Për të shmangur ndonjë përleshje fizike mes dy deputetëve që kanë qenë ndër më të angazhuarit në fushatën në Dibër, ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Florion Mima.
Përplasja e tyre erdhi pasi, Noka po protestonte para foltores kur po fliste Kryeministri Edi Rama. Ajo që solli reagimin e ashpër të Nokës ishte fakti se Abazi qeshte vazhdimisht me të madhe sa herë fliste deputeti i PD-së.