VIDEO/ Vrau 4 efektivë, DRITAN DAJTI shkon si ‘zotëri’ te dentisti në...

VIDEO/ Vrau 4 efektivë, DRITAN DAJTI shkon si ‘zotëri’ te dentisti në ish-Bllok, do rregullojë dhëmbët

325
0

 

Në video, duket teksa policët shoqërojnë Dajtin nën masa të forta sigurie. Ndërkaq, siç mund ta shikoni zona e ‘Ish-Bllokut’ është ‘blinduar’ nga efektivët dhe furgonat e policisë.

 

Kujtojmë se Dritan Dajti vrau katër efektivët e policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të vitit 2009 në Durrës.

 

Efektivët e Policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë me armë zjarri gjatë aksionit për kapjen e Dajtit, i cili ishte në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

 

Ndërkohë kujtojmë që, Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve.

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Posted by Gazeta TemA on Friday, January 10, 2020