Video/ Trump ngacmon gazetaren, e komplimenton për buzëqeshjen

Video/ Trump ngacmon gazetaren, e komplimenton për buzëqeshjen

407
0

Që një president të flirtojë me një gazetare nuk është aspak normale, por nëse themi që Donald Trump flirton me gazetaren, gjërat ndryshojnë dhe jo vetëm që duket normale, por edhe e zakontë. Teksa po bënte një telefonatë diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, presidentit i ka tërhequr vëmendjen buzëqeshja e një gazetareje. Shumë spontanisht, ai nuk nguron ta komplimentojë për buzëqeshjen e saj, e ndërsa kjo shkaktoi shumë të qeshura tek personat e pranishëm në Zyrën Ovale. “Hajde këtu, Afrohu. Nga je? Një gazetare e bukur nga Irlanda. Ka një buzëqeshje të mrekullueshme, vë bast që kujdeset për veten”, dëgjohet të thotë Trump, teksa gazetarja po afrohej drejt tij. Ky veprim nuk është pritur mirë nga kritikët, të cilët e kanë cilësuar si një gjest i pahijshëm për një president, por të  themi të drejtën Trump nuk ka pasur aspak faj. 37- vjeçarja Caitriona Perry, gazetare që nga viti 2000, ka me të vëtetë një buzëqeshje që nuk mund të kalojë pa u vënë re, shkruan revista class. Duhet se manjati i pasurive të patundshme nuk e ka harruar zakonin e vjetër. Ai shumë kohë më parë është marrë me konkurse bukurie, dhe pavarësisht se është bërë president e vlerëson ende “të bukurën” si koncept. Ndoshta ky veprim mund t’ju bëjë pak çudi, pasi Trump nuk është një personazh shumë i dashur dhe i respektueshëm me gratë, por mesa duket paska ndryshuar paksa që me ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Të shpresojmë që kjo të zgjasë shumë.