Video tronditëse/ Burri rreh gruan në sy të fëmijëve, rrënqethëse të qarat...

Video tronditëse/ Burri rreh gruan në sy të fëmijëve, rrënqethëse të qarat e tyre

804
0

Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës. Këto janë pamjet dramatike që publikohen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti në ‘News24’. Skenat makabre ndodhin në banesën e një familje në Allias në Tiranë.

Zemra E Hapur Dhuna

Historia tragjike ka si protagoniste një 31-vjeçare, nënë të 3 fëmijëve,(vuan nga probleme të shëndetit mendor) e cila prej vitesh dhunohej nga burri i saj, person me aftësi të kufizuar. Në video shihet se si ajo goditet nga burri i saj, ndërsa mes tyre ndodhet vjehrra, ndërsa dëgjohen ulërimat lutëse të fëmijëve që babai ta ndalet.

Skenat e dhunës janë bërë sot publike nga nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra. Ajo tregoi nga studio e emisionit se shkak për dhunën në familje është bërë vjehrra e vajzës së saj.