Në videon e publikuar nga mediat turke, gruaja dëgjohet teksa flet me Azizen dhe i kërkon që të qëndrojë e fortë, pasi shumë shpejt do ta nxjerrin nga rrënojat ku ndodhet.
TURQI– Një grua me emrin Azize, e cila është bllokuar nënë rënojat e një ndërtese të shembur në Turqi pas tërmetit, ka arritur që të kontaktojë me personat e kërkim shpëtimit në këtë zonë. Në videon e publikuar nga mediat turke, gruaja dëgjohet teksa flet me Azizen dhe i kërkon që të qëndrojë e fortë, pasi shumë shpejt do ta nxjerrin nga rrënojat ku ndodhet. “Ne do jemi aty shumë shpejt, rri e qetë. Ajo që kërkoj nga ti Azize është që fol me të gjithë, askush të mos heshtë poshtë. Jemi të gjithë lart, në rregull Azize. Vetëm rri e qetë, ti je një nënë, në këtë moment ti je nëna e çdo personi aty poshtë,”– dëgjohet të thotë ajo.
Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur. Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.