Aktualitet

VIDEO/ Të dehur në timon apo pa patenta, arrestohen 21 drejtues mjetesh në Tiranë

By vizionc

December 10, 2019

Të paktën 21 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se 12 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

MASAT

Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

 

“Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.

# KujdesiiShtuarParandalon🚑

# StopAlkoolitNëTimon🥃

# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻♂”, thuhet ne njoftimin e policise.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/489802171639332/