Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka kryer punime në shtëpinë e tij pa marrë leje pranë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Deputeti i Qarku Lushnjë ka zgjeruar oborrin duke marrë hapësirë nga rruga.
Një fakt i tillë është denoncuar nga emisioni “Stop”, që është interesuar për këtë çështje pranë IKMT-së si dhe ka pyetur dhe vetë deputetin e PS-së.
Pranë IKMT-së justifikohen me faktin se “lejen mund ta marri dhe më vonë”, madje theksohet se ndërhyrja e tij është bërë për të zbukuruar rrugën.
Kurse, Çela thotë se hapësira që ka futur brenda oborrit ishte kthyer në vend të grumbullimit të plehrave.