Aktualitet

VIDEO/ Shkon si klient, kërkon të shohë bizhuteritë, pastaj nxjerr armën dhe ia drejton punonjëses. Shihni si ndodhi grabitja në Elbasan

By vizional

February 17, 2020

Dalin pamjet e grabitjes në Elbasan më 15 shkurt ku një i ri me kapele mori një sasi bizhuterish nën kërcënimin e armës dhe u largua. Ngjarja ndodhi në një argjendari shumë të njohur që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Në pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Fatmir Popja, shihet autori që hyn në argjendari si një klient dhe kërkon të shohë mallin. Pasi punonjësja ia tregon për pak sekonda ai bën prova dhe më pas nxjerr nga pantallona pistoletën dhe ia drejton asaj. Punonjësja ikën e tmerruar dhe tërheq me vete dhe bizhuteritë që kishte nxjerr pak çaste më parë.

Autori kalon mbi banak dhe i shkon nga pas punonjëses, duke e kapur me forcë dhe duke i ulur kokën. Më pas fut duart nën banak dhe merr bizhuteri, në të njëjtën kohë, punonjësja lirohet merr telefonin dhe del jashtë argjendarisë. Policia arrestoi mbrëmjen e grabitjes si autor të dyshuar 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili akuzohet për 8 grabitje në 7 ditë.