Video/ Sevim Arbana: Pashë Ramën kur pickoi një ministre, asaj i dolën...

Video/ Sevim Arbana: Pashë Ramën kur pickoi një ministre, asaj i dolën lot

483
0

Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana ka bërë sonte deklaratën e fortë kundër Kryeministrit, duke u shprehur se ka parë “Live”, Edi Ramën duke dhunuar një grua. Në studion e “A Show” me Adi Krastën ajo tha se ka qenë në një nga hotelet kryesore të Tiranës në një aktivitet, kur Rama ka pickuar një ministre aq fort sa asaj i dolën lotët por pastaj e mblodhi veten.

Sevim Arbana: Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje, grua.

Krasta: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj një fjalë dhe tëk e pickoi…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja veten?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve