VIDEO/ Rama sherr në Laç, i ‘sul’ banores policinë: Mos ki merak,...

VIDEO/ Rama sherr në Laç, i ‘sul’ banores policinë: Mos ki merak, muhabet kot, shkoni nxirrini jashtë, ça vera-molla thua

612
0

Kryeministri inspekton godinën e përkohshme të spitalit të Laçit. Debat me një banore e cila i tha se jeton në konvikt. Rama i bëri thirrje të pranojë bonusin e qirasë.

 

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në qytetin e Laçit ku tri ditë më parë, atmosfera që u krijua në takimin e tij me banorët nuk ishte fort e mirë për të. Sot, kryeministri mori pjesë në inspektimin e godinës e cila do të shërbejë përkohësisht si spital për qytetin e Laçit, pas mbylljes së spitalit të vjetër pasi rezultoi si i dëmtuar nga tërmeti. Rama takoi edhe disa banorë të cilët qëndrojnë në konvikt, të cilëve iu tha se nëse nuk dalin vetë nga konvikti, atëherë policia do të ndërhyjë.

 

Gruaja ne Laç

Debati i Ramës me banoren:

 

Banorja: Ja ku e kam kunatin e kam të paralizuar, e kam çuar tek ‘Vera-Molla’ këtu tek kisha për strehim.

 

Rama: Për ça? Për ça? Merrni bonusin e qirasë në bashki, ça vera-molla, si gjithë të tjerët. Vera molla thotë…

 

Rama: Pse rrini aty, apo për qejf?

 

Banorja: Ku të shkojmë?

 

Rama: Aty ku kemi thënë ne.

 

Banorja: Nuk ka vende.

 

 

Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni atje, e mos rrini aty, hajt se ju nxjerrim ne mos ki merak. Muhabet kot. Shkoni merrni policinë e nxirrini jashtë.

 

Një tjetër banore: Kam shkuar në hotel në Shëngjin.

 

Rama: Hë, mirë atje?

 

Banorja: Nga 6 mijë lek paguajmë rrugë vijmë shof shpinë.

 

Rama: Po pse apo të morri malli të shohësh shpinë, hej zot. …Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s. Për më shumë ndiq minutën 13:00.

 

Kryeministri gjithashtu njoftoi se godina e vjetër e spitalit të Laçit, do të shembet me eksploziv dhe një spital i ri, me elementë anti-sizmikë do të ndërtohet nga shteti.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/598337200923178/