VIDEO/ Policia i vë prangat autorit në vendin ku vrau shokun

VIDEO/ Policia i vë prangat autorit në vendin ku vrau shokun

517
0

Policia publikon pamjet e arrestimit të Albert Zekajt. Ai është dërguar me pranga në duar në vendin ku fshehu trupin e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj në afërsi të fshatit Daullas. 32-vjeçari Albert Zekaj e vrau mikun e tij në Qershor të 2017-ës, duke e goditur me një çekiç. Më pas ai e mbështolli trupin e Beqirajt me batanije dhe e groposi atë në vendin ku u gjet nga një bari i zonës ditën e djeshme. Zekaj e pranoi vrasjen e mikut të tij, me të cilin ishte njohur në Belgjikë dhe kishte jetuar në një shtëpi në Fier. Ai mësohet se e vrau Beqirajn pas një konflikti për qiranë e shtëpisë. Krimi i rëndë ka ndodhur në qershor të vitit kaluar, ndërsa kufoma u zbulua dje rastësisht nga nje banor i fshatit.