Policia ka bërë të mundur arrestimin e 22-vjeçarit Fatjon Ketës, i cili vrau me thikë Arlind Pashën mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Mësohet se Fatjon Keta u arrestua teksa po tentonte të fshihej në qytetin e Bulqizës. Gjithashtu raportohet se autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin, por ende nuk dihen arsyet e sherrit që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit.
Keta dyshohet se ka probleme mendore, ndërsa mëngjesin e sotëm para se të kryente krimin ai ka dhunuar nënën dhe motrën e tij.
Njoftimi i plotë:
Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë.
Policia e Bulqizës pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
BulqizëKapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë. Policia e Bulqizës pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, September 5, 2019