Aktualitet

Video/ Policia arreston 3 laçianë: Akuzohen për vjedhjen e 14 makinave në Tiranë, Durrës, Shijak

By vizional

October 12, 2017

Tre laçianë janë vënë sot në pranga pasi kanë kapur duke vjedhur një makinë. Pasi i ka arrestuar policia i ka bërë përgjegjës edhe për vjedhjen e disa automjeteve të tjera në Tiranë, Durrës e Shijak. Të arrestuarit janë: Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, banues në Laç dhe vëllezërit Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç, banues në Laç, Gazmir Seli, 33 vjeç, banues në Laç. Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMË seria 3, në pronësi të shtetasit A. K. Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një kaçavidë; Një sharrë hekuri, Një pult automjeti e markës BMË, Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve), Nje çip elektronik çkodimi; Dy aparate telefonikë. Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

 

 

Shtetasit e sipërpërmendur dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë vijojnë:

 

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:

 

 

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;

 

 

 

Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

 

 

 

Vazhdon puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

 

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmedur për veprat penale “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”, parashikuar nga Nenet 134/2, 134/22 dhe 278/3, të Kodit Penal.