Kjo video tashmë po bën xhiron e botës. Është këngëtari i pamoshë e i pakohë, i madhi Tiziano Ferro të cilit nuk i ka shkuar siç duhet në natën e parë të Festivalit në Sanremo. I prekur, Tiziano ka shpërthyer në lot dhe i ka kërkuar falje publikut: “Shkatërrova gjithçka” tha ai por duket se ka patur mirëkuptimin e të gjithëve. Të shumta janë komentet në mbështetje të këngëtarit të madh i cili mori pjesë në Festival për bamirësi.