Mbrëmjen e djeshme janë ashpërsur ndjeshëm tonet mes gazetares Sonila Meço dhe aktorit Laert Vasili, ndërsa ky i fundit është përpjekur që të bëjë zhurmuesin në studio, edhe pse ka marrë përsipër që të bëjë rolin e analistit. Meço tha se dikush i shkroi Vasilit në celularin e tij në mënyrë që të provokonte gazetaren dhe ta nxehte, po kjo akuzë u mohua nga aktori, duke thënë se i vetmi që i kishte dërguar sms ishte xhaxhai i tij. Vasili këmbëngulte se opozita që ka dalë në rrugë, nuk mund të ketë më të drejta të kërkojë si do të funksionojnë zgjedhjet, ndërsa Meço pretendonte të kundërtën duke thënë se nuk ka rënë vetëm parlamenti, po dhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë.
Pjesë nga debati:
Vasili: Lëre emisionin tënd Tempora, dil në rrugë dhe thuaj që Tempora duhet të ndryshojë. Ti je larguar tashmë!
Meço: O Zheji të lutem kontrolloje aktorin, se unë nuk jam e aftë që të bërtasë, nuk jam e aftë në aktrim
Zheji: Nuk është aktor, është polemist. Ka argumente Laerti
Meço: Ah, ok është zhurmues! Më dëgjo Laerti, ai që të shkuajti në celular dhe të tha acaroje Sonilën, thuaji që unë kam polemikën, dhe Sonila ka logjikën…
Vasili: Mua më shkruajti xhaxhai im dhe më tha a do të vish këtej që të thojë barku shyqyr, dhe të mos bëhesh kockë e lëkurë, si disa të tjerë aty në emision
Meço: Aty duhet të ishe në fakt, ka të drejtë. Ja pse ta them unë këtë… O Zheji a mund të mbaroj të lutem?
Vasili: Unë nuk jam i komanduar, mos më bëj shantazh mua
Meço: Kush po të bën shantazh ty? Çfarë po them unë dhe çfarë thua ti
Gjikutaj: O Laert dil nga roli, se s’mund të vazhdojmë kështu
Zheji: Nuk e njeh Laertin ti, po e ngacmove, nuk ndalet pastaj
Meço: Nuk më duhet që ta njoh
Zheji: Mos e ktheni në personale ju lutem
Meço: Po ja them edhe Laertit, po opozita duhet të ishte në Kuvend. Laerti nuk më nxjerr dot nga sistemi, po ta them.