
Kjo do të jetë videoja më epike që keni dëgjuar këto ditë karantinë. Policia e Shtetit ka kapur në rrugë “dy ilegalë” jashtë orarit të lejuar të qakullimit. Ata janë ndaluar për t’u pyetur se ku po shkonin dhe përse e kishin shkelur ligjin.
Me sinqeritet, një prej tyre iu rrëfye efektivit se po shkonte të merrte nusen e tij, të cilën e kishte lënë tek daja. Hasur në kundërshtim me efektivin, qytetari sqaroi disa herë se do shkonte deri tek ura e Bakallit. Ndërsa shoqëruesi i tij, e kishte mendjen gjetkë.
Në një moment, ai shikon kamerën e efektivit dhe buzëqesh, sigurisht që pa harruar edhe një dedikim. Pa drojtje, ai i shprehu Ramës dashurinë që kishte për të duke e puthur me dorë, dhe duke detyruar edhe shokun që të bënte të njëjtën gjë.
Mesa duket “I love you” që vendos kryeministri Edi Rama në fund të çdo statusi kanë një efekt…kanë shtuar dashurinë në këto kohë korone.
PJESË NGA BISEDA:
Efektivi: Zotëri do ikni në shtëpi se përndryshe do iu shoqëroj në Polici!
Qytetari: Po shkoj të marr nusën se e lashë tek daja
Efektivi: Nusen po deshe mbaje po deshe ndaje! Mos na mërzit!
Qytetari: Po jo re vëlla është që qëpari. Të shkoj të marr nusen dhe do iki në shtëpi
Efektivi: Dakord poi u gjetëm prapë
Qytetari: Deri tek ura e Bakallit jam
Efektivi: Do t’ju shoqëroj në Komisariat, dakord?
Qytetari: Do më dëgjoj apo jo?
Efektivi: Po të dëgjoj
Qytetari: Jam deri tek Ura e Bakallit
Efektivi: Në momentin që është vendosur orar, do zbatosh orarin
Qytetari: Ta lë nusen unë? Ajo ka frikë!
Shoqëruesi: Edi Rama! *e puth me dorë
Efektivi: Hajde ik! Kalofshi mirë!
Shoqëruesi: Edi Rama! Edi Rama! *e përshëndesin të dy me dorë