Pas plagosjes me armë zjarri nga anëtarët e Babastars, Noizy ka mbajtur fjalën duke mbajtur koncertin e paralajmëruar në Ferizaj, edhe pse atë në Mitrovicë jo, për shkak të procedurave në polici.
Koncerti ishte i stërmbushur me fansa të reperit nga Shqipëria.
Në një video që e ka siguruar klankosova.tv, Noizy edhe pas plagosjes dëgjohet duke kënduar këngën “Jena Mbretër”, këngë kjo e cila ishte bërë disa vite më parë kundër anëtarëve të Babastars.
Pjesën F*** Babarecords, Noizy e rikthen mbi katër herë, kështu duke marrë mbështetje edhe nga publiku.
Reperit i është hequr një plumb nga trupi në klinikën e Ortopedisë, por në skenë Noizy dukej shumë energjik.