VIDEO/ Nis rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Picall, Veliaj:...

VIDEO/ Nis rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Picall, Veliaj:  Para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja

352
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.
Bashkia e Tiranës po vijon me rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i dy javëve më parë. Së fundmi, ka nisur rindërtimi i disa banesave në fshatin Picallë, ku falë fondit të emergjencës së qeverisë, si dhe atij të solidaritetit ato po ringrihen nga e para.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke deklaruar sërish se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen, dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.
“Nisëm edhe në Picallë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Fjalët janë fukarallëk, ndaj para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja që do flasin për solidaritetin e Tiranës sonë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Në këtë nismë të rëndësishme, Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe donatorë vendas dhe të huaj, të cilët po ndihmojnë në rindërtimin e këtyre banesave, si dhe pajisjen e tyre me elektro-shtëpiaket e nevojshme.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2382065308719147/