VIDEO/ Mes varfërisë dhe sëmundjes, 9- vjeçarja në Gramsh vuan nga skolioza,...

VIDEO/ Mes varfërisë dhe sëmundjes, 9- vjeçarja në Gramsh vuan nga skolioza, nëna: Mbahemi me kempin e vajzës, shanset vetëm në Turqi

483
0

Quhet Xhensida Sylmina dhe është vetëm 9 vjec. Sëmundia e skoliozes i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe s’mundet të qëndrojë ulur ne karrige, të shkruajë e lexojë .9- vjecarja jeton në fshatin e thellë malor Kërpiçë,  30 km larg nga qyteti i Gramshit. Në kushte të vështira ekonomike,ndarja nga jeta e babait 5 vite më parë ja ka vështirësuar edhe më shumë  jetesën .Nëna e pa pumundur për të përballuar jetesën martohet por edhe kjo martesë në një familje në kushte të vështira ekonomik. Njerku edhe pse e mban njësoj si fëmijët e tij nuk ka mundësi ekonomike për të kryer operacionin e 9- vjeçares. Jonida nëna e Xhensidës me lot në sy shprehet se nuk kanë asnjë të ardhur tjetër veç kempit të vajzës.

 

‘’U bënë plot 5 vite që endemi dyerve të spitaleve por e vetmja përgjigje është që të operohet dhe se ky operacion mund të kryet vetëm në Turqi’’- tha e ëma e vajzës.