Lajme

VIDEO/ Masakër në Gjilan, efektivja e policisë ekzekuton të gjithë familjen, në fund vret veten

By vizional

February 18, 2020

 

KOSOVË– Një efektive policie me inicialet V.B., e cila ishte pjesë e Stacionit Policor në Gjilan ka ekzekutuar me armë zjarri të gjithë familjen e saj, dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë veten. Masakra ka ndodhur në lagjen e njohur si “Bujanina”, në Gjilan.

 

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërirtur forca të shumta policie, prokurori dhe ekipe mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e pesë personave. Trupat e pesë të ndjerëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e forta që mund ta kenë çuar efektiven të ekzekutojë të gjithë familjen dhe më pas të kryejë vetëvrasje.