Bota

VIDEO/ Koronavirusi si bombë bërthamore, Wuhan nga 11 milion banorë në një qytet fantazmë

By vizionc

January 29, 2020

Wuhan, qyteti në të cilin lindi virusi korona që ka alarmuar gjithë botën, i ka marrë jetën 132 personave dhe ka prekur mbi 6 mijë të tjerë brenda pak ditësh është zbrazur i gjithi.

 

Në pamjet me dron të cilat transmetojnë mediat e huaja duket se si qyteti i cili vetëm dy javë më parë kishte popullsinë dhe qarkullimin e Londrës, sot është bosh.

Pa njerëz, pa transport publik, pa dyqane dhe markete të hapura dhe pa gjallëri Wuhani i ngjan qyteteve si Chernobilli në Ukrainë, Hiroshima apo Nagasaki në Japoni të cilat u shkretuan prej shpërthimeve apo bombave bërthamore.