Lajme

VIDEO/ “Kishte vetëm vrima dhe popuj te vrima”- Rama ftesë opozitës për menaxhimin e dëmeve nga tërmeti: I ftoj të na shurdhojë me shpifje, por….

By vizional

January 26, 2020

Kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit 2020, shqiptarët nuk do të qëndrojnë nëpër radhë për shkak të asaj që ai e quan revolucion dixhital.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët për procesin e rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti, kryeministri i bëri një thirrje që të mos hynin në “gjynah” me banorët e prekur, ndërsa ftoi opozitën që të denonconte çdo rast.

 

Rama: Një vrimë dhe një popullatë tek vrima për të paguar dritat. Sot ka radhë, por ka edhe vrima. Brenda vitit 2020 nuk do të ketë më as vrima dhe as radhë dhe ryshfetin nuk do t’ia japësh dot sepse revolucioni dixhital do të bëjë që Shqipëria të ketë shërbimin më të modernizuar në Ballkan.

 

Në mbyllje edhe një herë duhet të them, ju lutem shumë mos hyni në hak askujt. Mos hyni në gjynah. Bëjeni këtë punë njësoj sikur të ishin ju që kishin mbetur pa shtëpi dhe mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar të pastrehë si të dëmtuar nga tërmeti sepse do të ndëshkoheni.

 

Kryetarëve të bashkive ju them që t’i qëndroni në kokë këtij procesi sepse regjistri të jetë shembullor dhe ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Sepse të gjitha këto do të monitorohen dhe kush do të kapet do të ndëshkohet. Kemi edhe një grup që do të bëjë këtë punë dhe që nuk e njeh asnjë njeri.

 

E ftoj opozitën të dalë dhe të vërë ulërimën për çdo rast individual. I ftoj të na shurdhojë me shpifje por në mes të shpifjes siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, do të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë. Jam i gatshëm të përballoj edhe një furi shpifjesh qoftë edhe për një familje që është lënë në harresë.