Lajme

VIDEO/ I riu i dehur godet të moshuarin në autobus. I bie të fikët

By Vizion

August 15, 2016

Një situatë e çuditshme ka ndodhur mesditën e sotme në një prej stacioneve të autobusëve në Tiranë. Një i ri, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar duke qëndruar në stacion në gjendje të dehur ka goditur një të moshuar.

Fillimisht i riu ishte jashtë autobusit, por më pas është futur brenda, ka goditur me grusht të riun dhe është larguar me vrap, duke e lënë në gjendje të fikti të moshurin.

Pasagjerët i kanë dhënë ndihmë të moshuarit i cili e ka marrë veten pak momente më pas, ndërsa i riu është larguar me vrap duke humbur gjurmët.