Histori njerëzore

VIDEO/ Historia e pabesueshme e shqiptarit: I kaluan 11 vagona sipër, por ai jeton edhe pas 22 vitesh

By Vizion

October 01, 2016

Ai është Izet Onuzi, 48 vjeç, jeton në Tiranë dhe nuk e pëlqen kur e trajton si invalid! Kur dëgjon jetën e tij dhe kalvarin e vuajtjeve të duket si një histori e ndonjë regjisori të famshëm dhe me imagjinatë.

Ai  ishte i ftuar ne emisionin Oktapod të Turjan Hyskes ne Vizion +. Ai është i vetmi person në Shqipëri që nuk ka as duar as këmbë. Jeta e tij ndryshon në moshën 25-vjeçare, kur aksidentalisht treni i pret të te katra gjymtyrët. Ishin jo pak, por 11 vagona të trenit që i kaluan përsipër, dhe i 12-ti ndalon, për t’i mos i marrë jetën.

Për Izetin nga ky moment nis jeta e tij e re. Menjëherë pas aksidentit Izetin në spital e çon një italian me makinë, sepse sipas tij një shqiptar ndaloi dhe nuk pranoi ta merrte me arsyen se mund t’i bënte makinën pis, me gjak. Pas 12 orësh ai merr vesh që përveç këmbeve ai nuk kishte as duart.

Në atë moment ai tentoi vetëvrasjen, duke hequr me dhëmbë serumin dhe nuk linte njeri të afrohej, por ishte nena e tij që vjen aty dhe i thotë “për hatrin tim, jeto”, dhe në atë moment ai vendos që të jetojë. Pas 4 muajsh ai vuri protezat në këmbë, dhe u frymëzua për t’u mos u dorëzuar më dhe të vazhdonte të ecte.