Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka habitur me gjestin gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd.
Vuçiç ka lexuar në gjuhën shqipe disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ).
“Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike”, tha presidenti serb dhe më pas iu drejtua gazetarit kosovar Idro Seferi në serbisht.
“Seferi, a i thash mirë?”, e pyeti Vuçiç duke buzëqeshur. “A po e sheh nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiç apo Rada Trajkoviç”, deklaroi më tej Vuçiç.