Lajme

VIDEO-FOTO/ Edi Rama sherr me Voltana Ademin në stadiumin ‘Loro Boriçi’

By Vizion

August 31, 2016

Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’ ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Marokut.

Por një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mes Kryeministrit dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Rama ka debatuar ashpër me Ademin duke i thënë qartë se Bashkia e Shkodrës nuk do të marrë asnjë fond nga Qeveria. Kështu bën të ditur portali “Lapsi.al”, duke iu referuar burimeve.

Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”,mëson “Lapsi.al” që Kryeministri Rama t’i ketë thënë kryebashkiakes Voltana Ademi.

Ademi është ankuar edhe më herët se Shkodra është lënë në harresë nga qeveria. E në fakt, Rama nuk harroi ta përmendte këtë gjë sapo mbërriti në Shkodër duke u kujtuar gazetarëve me ironi se çfarë kishte thënë kryebashkiakja.

Shkodra edhe pse një qytet i madh është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë në shpërndarjen e fondeve. Për këtë mjafton të shohësh programin kombëtar të“Rilindjes Urbane”, ku Shkodra merr më pak fonde sesa bashki të tjera periferike si Roskoveci dhe Maliqi.

http://www.dailymotion.com/video/x4r80of_debati-edi-rama-voltana-ademi_news#tab_embed