Video e frikshme! Zetorin e merr lumi, shpëtohen 3 persona

Video e frikshme! Zetorin e merr lumi, shpëtohen 3 persona

388
0

Një moment të vështirë kanë kaluar banorët e fshatit Vanë në Delvinë. Niveli i lartë i ujit ka bërë që lumi të jetë më i rrëmbyeshëm e për pasojë ka kërcënuar jetën e banorëve aty pranë. Banorët e zonës kanë marrë iniciativën personalisht për të shpëtuar nga rrjedha e ujit 3 persona përmes një zetori. Të lidhur me litar e të kapur disa burra të zonës kanë shpëtuar tre persona, mes tyre një të ri të sëmurë, rreth 20 vjeç. Shkak për këtë zgjidhje është bërë shembja gjatë natës e urës së Kanatës.