Video e Dvoranit/ Luan Rama: Me aq sa e njoh unë, presidenti...

Video e Dvoranit/ Luan Rama: Me aq sa e njoh unë, presidenti nuk hedh kurrë shashka kot

336
0

Presidenti Ilir Meta firmosi dhe dërgoi në tre Prokurori kallëzimin e paralajmëruar ndaj  kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

Presidenti Meta e akuzon kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për dy vepra penale, atë të shpërdorimit të detyrës si dhe përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore në lidhje me procesin e emërimeve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu këto ditë është folur se presidenti ka në dorë një video, me prova të forta për Gjykatën Kushtetuese. Nënkryetari i LSI, Luan Rama, duke folur për emisionin ‘Opinion’, tha se është i bindur se me aq sa e njeh presidentin, Meta kurrë nuk do të hidhte shashka.

‘Me aq sa e njoh unë personalisht presidentin, të jeni i bindur që presidenti nuk operon me shashka. Sot Presidenti ka denoncuar zyrtarisht gjithë materialin që ka grumbulluar, provat pikërisht për këtë çështje. Unë mendoj që presidenti ka dorëzuar gjithçka që ai ka si prova të fajësisë së kryetarit të KED-së. Mos bëjmë sikur nuk e kuptojmë, video me prova, video me fakte nga mbledhjet e KED-së. Në mbledhjet e KED-së regjistrimi bëhet edhe audio edhe video’, ka thënë Luan Rama.