Video-detaje/ Si u rrah e grabit kambisti 100 m larg komisariatit

Video-detaje/ Si u rrah e grabit kambisti 100 m larg komisariatit

400
0

Një kambist ra pre e grabitjes me dhunë sot paradite në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Lajmi dhe fotot u publikuan fillimisht nga Sali Berisha. Më pas, në vendin e ngjarjes shkoi kamera e News 24. Kambisti i plagosur është Bujar Shkurti, cili është goditur me sende të forta. Autorët, që lëviznin me një motor, i kanë marrë me forcë çantën me para dhe janë larguar. Kambisti ka mbetur për një kohë të gjatë i plagosur në rrugë pa ndihmen e policisë dhe ambulancës, edhe pse ngjarja ka ndodhur vetem 100 m larg komisariatit. Ajo ç’ka bën më shumë përshtypje është heshtja e policisë. Kanë kaluar 6 orë nga ngjarja dhe ende nuk ka asnjë komunikate zyrtare për ngjarjen e rëndë.