VIDEO /Dashuria përjetësohet në një statujë

VIDEO /Dashuria përjetësohet në një statujë

637
0

2-5-1

Ka pasur shumë histori të mëdha dashurie në historinë e njerëzimit, nga Adami dhe Eva, Romeo dhe Zhulieta deri te Lennon dhe Yoko Ono. Por këtu është një histori dashurie që ndoshta nuk e keni dëgjuar: Ali dhe Nino. Bëhet fjalë për një skulpturë që ndodhet në Bautuni të Gjeorgjisë.

Skulptura është frymëzuar nga historia e Ali dhe Ninos, një djali mysliman dhe një princeshe gjeorgjiane, me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare por dashuria e tyre përfundon në mënyrë tragjike. Ata ishin të detyruar të ndahen për shkak të luftës.

Në orën 7 të çdo mbrëmje, dy të dashuruarit takohen, madje edhe puthen dhe për pak sekonda bëhen një person i vetëm, por më pas trupat e tyre largohen.

Skulptura është 8 metra e lartë dhe është projektuar nga artistja Tamara Kvesitadze.

Kjo histori u bë roman nga autori azerbajxhanas Kurban Said dhe u publikua në 1937, u përkthye në 37 gjuhë dhe madje u shndërrua edhe në film. Por asgjë nuk krahasohet me këtë monument madhështor që ndodhet në Gjeorgji./tvklan.