Video/ Çfarë thoshte për Shqipërinë pedagogia amerikane që u ndalua sot në...

Video/ Çfarë thoshte për Shqipërinë pedagogia amerikane që u ndalua sot në protestë

393
0

Opinion.al ka publikuar disa orë më parë një video ekskluzive ku shihet studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy, e cila është ndaluar pa arsye sot nga policia e kryeqytetit dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit Nr.3.

 

Por kush është Lori Amy?

 

Lori Amy nuk është fare e panjohur për shqiptarët, ajo është Profesore e Universitetit Jugor të Xhorxhias, ndodhet në Shqipëri për një studim lidhur me krimet e komunizmit. Lory Amy është po ashtu autore e një sërë librave.

 

Në një intervistë të dhënë tre vite më parë për ‘Zërin e Amerikës’ studiuesja është shprehur se njerëzit në Shqipëri kanë vuajtur në mënyrë të tmerrshme, por sipas saj ata kanë forcë shpirtërore dhe hakmerren: “Një nga gjërat që shikoj tek njerëzit me të cilët flas në Shqipëri është forca e tyre shpirtërore. Këta janë njerëz që kanë vuajtur në mënyrë të tmerrshme. Por shumë prej tyre, siç ma kanë thënë edhe vetë, kanë vendosur të mos hakmerren. Shumë prej tyre besojnë se të hakmerresh, për shembull me akte dhune, kjo do të thotë të përsërisësh modelin e dhunës që u ushtrua ndaj tyre. Shumë prej shqiptarëve me të cilët kam folur do të dëshironin të kishin një rrugë drejt së ardhmes. Nuk mendoj se është thjesht frika. Në të njëjtën kohë, nëse ata jetojnë në një hapësirë kulturore, ku simbolet e kësaj dhune vazhdojnë, siç është edhe rasti i bunkerit, ose rasti i medaljeve për njerëzit që ishin pjesë e asaj shtypjeje, atëherë çfarë mund të presim tjetër përveçse më shumë zemërim dhe më shumë dhimbje që del në sipërfaqe”, është shprehur studiuesja.