Lajme

VIDEO/ Çfarë ka mbetur sot në fshatin grek të shkrumbuar nga zjarret

By vizional

July 26, 2018

Më shumë se 81 persona humbën jetën si pasojë e një serie zjarresh që prekën zonat përreth Athinës dy ditë më parë. Një nga rajonet më të dëmtuara ishte fshati bregdetar Mati në Atikë, ku vetëm një një tavernë u dogjën 26 persona, pa llogaritur më tej dëmet materiale. Mediat greke vijojnë të pasqyrojnë pasojat e katastrofës, për të cilën dyshohet se nuk ka qenë natyrore, ndonëse ende po hetohet për çshtjen. Në një video të publikuar në rrjet shihen qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në fshatin Mati. Video sjell imazhe të fshatit regjistruar me dron një muaj më parë dhe imazhe të regjistruara pas rënies së zjarrit. Shtëpitë e dëmtuara, pemët e djegura janë vetëm një pjesë e vogël e elementëve që tregojnë trishtimin e mbetur pas. Një total prej 1,218 shtëpive nuk janë më të banueshme në zonat e prekura nga zjarret në Attikë  dhe  12.760 hektarë tokë u dogjën.