Video/ Betohen 4 deputetët e rinj të LSI

Video/ Betohen 4 deputetët e rinj të LSI

445
0

Një ditë pasi morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 4 deputetët e rinj nga listat shumëemërore të LSI-së janë betuar në Kuvend. Në Tiranë, Edmond Rrushi mori mandatin e dorëzuar nga Endrit Braimllari, ndërsa Ylli Shehu atë të Floida Kërpaçit. Në Qarkun e Dibrës, Aurora Mara zuri vendin e lënë bosh nga Përparim Spahiu, ndërsa në Elbasan, Enver Roshi mori mandatin pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos.