Video/ BBC ‘vë në lojë’ kryeministrin Edi Rama për atletet e bardha

Video/ BBC ‘vë në lojë’ kryeministrin Edi Rama për atletet e bardha

416
0

Jo kryeministri Edi Rama, por atletet e bardha të veshura në takimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor me liderë të Bashkimit Europian në Londër, janë bërë sërish lajm. Kjo ka tërhequr vëmendjen e rrjetit prestigjioz britanik BBC që në një video të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare në Twitter shkruan: “Fotoja familjare” është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por këpucët e zakonshme në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment” – thuhet në komentin e BBC.