VIDEO: Agron Shehaj tenton të godasë Erjon Braçen, ndërhyn garda

VIDEO: Agron Shehaj tenton të godasë Erjon Braçen, ndërhyn garda

453
0

Deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputeti socialist Erjon Braçe janë përplasur në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë që po mbahet paraditen e sotme. Shehaj ka shkuar pranë vendit të Braçes duke i bërë gjeste kërcënimi me gisht. Një punonjës i gardës ka ndërhyrë që të mos ketë përplasje fizike mes Braçes dhe Shehaj. Më pas Agron Shehaj është larguar nga komisioni. Gjithashtu dhe deputetët e opozitës janë larguar.