Viberi njofton përdoruesit se ka rregulluar problemet teknike në aplikacion

Viberi njofton përdoruesit se ka rregulluar problemet teknike në aplikacion

47
0

Aplikacioni Viber ka njoftuar se ka rregulluar problemet teknike në aplikacion dhe i sugjeron përdoruesit që të kyçen përsëri.

Problemet teknike të aplikacionit u raportuan nga vetë kompania përmes llogarisë zyrtare në Twitter dje. Por, brenda pak kohësh, Viber njoftoi se problemi është rregulluar dhe që përdoruesit mund të kyçeshin përsëri.

“Faleminderit për durimin tuaj. Problemi tani është zgjidhur dhe mund të hyni përsëri në llogarinë tuaj”, thuhej në njoftimin e kësaj kompanie teknologjike.

loading...