TIRANË: Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkaruar nga detyra Fatmira Hjdarin
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës doli të hënën para KPK-së, ku u mor në pyetje. Ndërkohë në seancën dëgjomore u publikua dhe një raport nga Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), që konstatoi deklarim të pasaktë të pasurisë së gjyqtares. Sipas raporit problematikat qëndrojnë: tek një pallat 10-katësh që ka probleme që në ngritjen e tij, disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë që nuk ka burime financiare të ligjshme. Sakaq Hajdari u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jam e pastër, nuk e kam shkelur ligjin”, tha Hajdari gjatë fjalës së saj në seancë dëgjimore. Menjëher ai bëri bëri mbrojtje për të kundërshtuar gjetjet në një seancë që zgjati 4 orë. Një mbrojtje u bë përmes avokatit Maks Haxhia, i cili u përpoq të justifikonte juridikisht pse revokimi i vizës nuk ishte refuzim hyrje. Një të dytë, përmes avokates Ilira Dane, që përshkroi në detaje kundërshtimet mbi gjetjet në kriterin e pasurisë.