Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin pranë Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, Gurali Braimllari, kandidat për Gjykatën Speciale.
Me kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale në rregull, gjyqtari Brahimllari u vendos në vështirësi nga vetting-u për një hua të marrë nga kunati i tij që jeton në Greqi.Gjyqtari tregoi se kunati i tij është emigrant prej 25 vitesh në këtë shtet dhe kishte mundësi financiare, ndërkohë që për blerjen e shtëpisë shpjegoi se kishte kontribuar edhe bashkëshortja e cila është stomatologe.
Pavarësisht deklarimeve të Brahimllarit, KPK vendosi shkarkimin e tij nga detyra.