
Askush nuk e kishte menduar që një ditë të bukur marsi do ta gjenim veten të izoluar në shtëpi,larg ritualeve të përditshme si kafeja e mëngjesit me kolegët ose familjarët, trafiku, shopping, shëtitjet përgjatë parqeve të qytetit etj. As në ëndrrën më të keqe nuk do e kishim çuar në mend të mos puthnim e përqafonim njerëzit që duam, por armiku që kemi përballë mund të luftohet vetëm kështu: duke respektuar rregullat e distancimit social.
Gazetarja e njohur Fiori Dardha, jo vetëm që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë, por ka vendosur që në këtë periudhë karantine t’i qëndrojë larg Abelit për shkak të punës që bën dhe kontaktit që ka me njerëzit.Dje është bërë plot një muaj që ajo takon të birin dhe mami Fiori na ka emocionuar të gjithëve me një postim në Instagram, ku thotë se vetëm Zoti e di si e mban veten që mos të niset për tek djali kur flet me të dhe i dërgon puthje në videocall, apo kur e sheh tek dera e shtëpisë së gjyshërve, teksa i dërgon ushqime. Megjithëse për të është torturë e vërtetë, moderatorja thotë se duhet të bëjmë durim, sepse është e vetmja mënyrë për të mbrojtur të birin, por edhe prindërit e saj.