Vetëm pas kësaj moshe, fëmijët e kuptojnë rëndësinë e ‘detyrave të shtëpisë

Vetëm pas kësaj moshe, fëmijët e kuptojnë rëndësinë e ‘detyrave të shtëpisë

322
0

 

Pas 25 vitesh studimesh dhe humlumtimesh mbi detyrat e shtëpisë, shkencëtari Harris Coopers doli në përfundimin se detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Në librin e tij “Beteja mbi Detyrat e shtëpisë” me qindra argumente ai ka mbrojtur tezën se “ Në ciklin parashkollor dhe atë të ulët” nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive si “detyra shtëpie”. Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër është mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.

Të gjitha nënat të lexojnë edhe 5 gjërat që duhet të ndaloni së bëri për fëmijët tuaj
Sipas hulumtimit, ka disa arsye pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore:
Detyrat e shtëpisë mund të gjenerojnë ndjenja negative  ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë,  të kthejnë fëmijët kundër shkollës.
Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie. Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë.
Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht, dhjetë orë gjumë në ditë. Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.