Vetëm pak ditë më parë kreu operacionin e vështirë në tru, Adriana Matoshi reagon për sherrin e Arjolës në ‘Big Brother’ dhe i tall hapur këta banorë: Kur bëhen vogëlushët bashkë…(FOTO)

Katër banorët e ‘Big Brother VIP’, Antonela, Donaldi, Beatrix dhe Einxhel janë bërë bashkë duke imituar e duke folur për Arjolën, me të cilën janë përplasur shpesh përgjatë ditëve të fundit.

Kjo ka nxitur reagimin e aktores Adriana Matoshi, e cila është shoqja e ngushtë e Arjolës. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se këta “vogëlushë” e ndjejnë që Arjola është fituesja dhe kjo i bën t’i kthehen kundër.

“Kur t’bohen vogëlushët bashkë për me fol për Arjolën seç më kap një e keshme. Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen. Knaquni dhe pak zemrat e vogla e tani ju ftojmë me festu për Arjolën. Arjola osht fituesja e shumë zemrave të sinqerta dhe e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar Adriana.

Vetëm pak ditë më parë kreu operacionin e vështirë

Author: vizional